Ndërlidhjet

Rasmussen: Rusia të shtensionojë situatën në Ukrainë


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka thënë se ngjarjet e fundit në lindje të Ukrainës shkaktojnë “shqetësime të mëdha” në aleancë dhe i ka bërë thirrje Rusisë që të shtensionojë situatën.

Rasmussen ka kërkuar nga Rusia që të tërheqë “dhjetëra mijëra” trupa që ka vendosur pranë kufirit me Ukrainën.

Duke folur në Paris, Rasmussen ka paralajmëruar Moskën se “çdo veprim i mëtejshëm në lindje të Ukrainës do të ishte përshkallëzim serioz i krizës”.

Komentet e shefit të NATO-s vijnë derisa autoritetet e Ukrainës kanë nisur një operacion për t’iu kundërvënë protestuesve pro-rusë që kanë pushtuar ndërtesat qeveritare në tre qytete në lindje të Ukrainës.

Prejse Rusia ka aneksuar Krimenë, NATO-ja ka pezulluar të gjithë bashkëpunimin praktik me këtë vend.
XS
SM
MD
LG