Ndërlidhjet

Në Pakistan vriten 12 persona e plagosen 35 të tjerë


Ilustrim
Ilustrim
Të pakten 12 persona janë vrarë dhe rreth 35 të tjerë janë plagosur, pas një shpërthimi me bombë që ka ngjarë sot në një tren, në provinvën Balochistan të Pakistanit.

Punonjësit e shpëtimit janë duke bërë përpjekje që ta shuajnë zjarrin që e ka kapluar trenin “Jaffar Express”, në qytetin jugperëndimor, Sibbi.

Askush deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë shpërthim.

Një ditë më parë, qeveria pakistaneze ka bërë me dije se kishte vrarë dhjetë seperatistë gjatë një operacioni nga forcat e sigurisë. në regjionin Balochistan.
XS
SM
MD
LG