Ndërlidhjet

Qeveria në Libi kërkon më shumë autoritet


Ilustrim
Ilustrim
Qeveria në Libi i ka dërguar një letër parlamentit të atjeshëm duke kërkuar më shumë pushtet dhe një mandat më gjatë.

Zëdhënësi i qeverisë së atjeshme i ka mohuar raportimet se qeveria në Libi ka dhënë dorëheqje.

Stacionet televizive në Liibi dhe në mbarë botën arabe, duke përfshirë edhe televizionin Al Jazeera, kanë raportuar paraditen e sotme se qevetia në Libi ka dhënë dorëheqje.

“Qeveria është duke punuar normalisht por një letër ia ka dërguar Kongresit të Përgjithshëm Kombëtar përmes së cilës, ka bërë me dije se qeverisë i nevoitet më shumë autoritet për të punuar më tutje”, ka thënë zëdhënësi i qeverisë në Libi.
XS
SM
MD
LG