Ndërlidhjet

Irani e konsideron të denjë diplomatin që po e refuzon SHBA-ja


Hamid Abutalebi
Hamid Abutalebi
Ministria e jashtme e Iranit është duke e pritur një përgjigje formale nga Uashintoni në lidhje me të dërguarin e ri të Teheranit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Zëdhënësja Marzieh Afkham tha sot se Teherani zyrtar e konsideron Hamid Abutalebi, si një diplomat veteran dhe si i tillë, të përshtatshëm për punë.

Abutalebi akuzohet se ka marrë pjesë në ngjarjen kur është marrë ambasada amerikanë në Teheran në vitin 1979 me ç’rast ishin marrë peng 52 ameraikanë të cilët ishin mbajtur për 444 ditë.

Ai ka mohuar se ka pasur rol në këtë ngjarje, teksa ka shtuar, se ka shërbyer vetëm si përkthyes për pengmarrësit.

Gjatë ditës së djeshme, Senati amerikan e ka miratuar njëzëri projekt-ligjin i cili ia ndalon Abutalebi, hyrjen në Shtetet e Bashkuara.

Masa e marrë nga Senati duhet të miratohet nga Dhoma e përfaqësuesve, para se ti dërgohet për nënshkrim, presidentit Barak Obama.
XS
SM
MD
LG