Ndërlidhjet

Azerbajxhan: Vritet një oficer dhe dy rezervistë


Ilustrim
Ilustrim
Ministria e mbrojtjes e Azerbajxhanit ka bërë me dije se një oficerë dhe dy rezervistë, janë vrarë pas një shpërthimi që ka ngjarë pranë kufirit në zonën që kontrollohet nga Armenia.

Përmes një kumtese të lëshuar, ministria ka bërë me dije se 7 persona të tjerë janë plagosur në shpërthimin që ka ngjarë në qarkun Fuzuli.

Dy nga të plagosurit janë shtruar në spital.

Incidenti vjen disa ditë pasi që një oficer i Azaerbajxhanit dhe një banor vendas u plagosën në atë që sipas autoriteteve në Baku, janë plagosur nga snajperistët armenë.

Gjatë muajit të kaluar, presidenti i Azarbajxhanit dhe homolgu i tij armen, janë zotuar se do të vazhdojnë bisedimet e paqes.
XS
SM
MD
LG