Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Enver Hoxhaj, e ka zhvilluar sot një takim me ish-diplomatin gjerman në Kosovë tashmë i ngarkuari i Ministrisë Federale të Punëve të Jashtme të Gjermanisë për Evropën Juglindore dhe shtetet e EFTA-s, ambasadorin Ernst Reichel.
Sipas një kumtese të lëshuar nga MPJ-ja, ministri Hoxhaj e ka njoftuar ambasadorin gjerman për progresin e vazhdueshëm që po arrihet në Kosovë.
“Hoxhaj veçoi fuqizimin e vazhdueshëm të shtetësisë, subjektivitetit ndërkombëtar si dhe avancimin e rrugës integruese euroatlantike të Republikës së Kosovës”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e MPJ-së.
Ambasadori Ernst Reichel, sipas kumtesës, i ka vlerësuar të arriturat në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e mëtutjeshme të Gjermanisë për Kosovën në proceset integruese, duke përfshirë nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.
“Reichel po ashtu shprehu përkrahjen e Berlinit për proceset e anëtarësimit të Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.
Ministri Hoxhaj, sipas komunikatës, e ka shprehur përkushtimin e Qeverisë për fuqizimin e mëtutjeshëm të raporteve dhe shkëmbimeve të gjithanshme bilaterale me Gjermaninë, si një ndër partnerët kryesor strategjik të Kosovës.