Ndërlidhjet

OKB: Qeveria e Sirisë ka kryer më tepër shkelje se kryengritësit


Navi Pillay
Navi Pillay
Shefja e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, Navi Pillay, thotë se qeveria e Sirisë ka kryer shumë më tepër shkelje të të drejtave të njeriut se sa grupet e armatosura opozitare.

Gjatë paraqitjes së saj në mbledhjen e mbrëmshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, zonja Pillay, përsëri, ka kërkuar që situata në Siri t’i referohet Gjykatës Ndërkombëtare Penale.

Ajo theksoi se monitoruesit në zyrën e saj dhe anëtarët e Komisionit të OKB-së për hetime në Siri, vazhdimisht i kanë fajësuar të dy palëtnë konfliktin në Siri për shkelje të të drejtave të njeriut, “por ju nuk mund t’i krahasoni ato”.

Ambasadori i Sirisë në Kombet e Bashkuara, Bashar Jaafari, i ka hedhur poshtë akuzat e zonjës Pillai kundër forcave qeveritare të Srisë, duke i vlerësuar si të falsifikuara dhe se kanë mungesë të kredibilitetit, meqë Pillay dhe hetuesit e Kombeve të Bashkuara nuk e kanë vizituar Sirinë gjatë konfliktit.

Nga lufta civile në Siri janë vrarë më se 150 mijë njerëz, një e treta e tyre civilë, ndërsa miliona vetë janë zhvendosur.
XS
SM
MD
LG