Ndërlidhjet

Dhjetëra viktima nga sulmet në Bagdad


Irak
Irak
Në Bagdad kanë ndodhur disa shpërthime të makinave bomba, duke lënë dhjetëra njerëz të vrarë dhe të plagosur.

Sulmet kanë pasur në shënjestër lagjet e banuara me shumicë shiite.

Agjencia AP citon policinë të ketë thënë se së paku 14 njerëz kanë vdekur.

Sulmet vijnë derisa irakianët shënojnë 11-vjetorin e rënies së regjimit të Saddam Husseinit.

Iraku ka parë rritje të dhunës vitin e kaluar, çfarë ka shtuar shqetësimet për ringjallje të konfliktit sektar.
XS
SM
MD
LG