Ndërlidhjet

Putin paralajmëron Ukrainën kundër aksioneve


Presidenti rus, Vladimir Putin
Presidenti rus, Vladimir Putin
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka paralajmëruar Qeverinë e Ukrainës që "të mos bëjë asgjë që nuk mund të riparohet".

Ai ka shfaqur shpresën se përpjekjet diplomatike të Rusisë, në lidhje me krizën në Ukrainë, do të japin rezultate pozitive.

Putin ka thënë se Evropa njeh Qeverinë e Kievit, por nuk jep para për ta mbështetur atë.

Ai i ka bërë këto komente gjatë një takimi të kabinetit të tij për çështje të energjisë.

Kryeministri Dmitry Medvedev ka thënë në këtë takim se borxhi i Ukrainës për gazin rus ka arritur në 2.2 miliardë dollarë.
XS
SM
MD
LG