Ndërlidhjet

Putini paralajmëron Ukrainën për furnizimet me gaz


Presidenti rus, Vladimir Putin.
Presidenti rus, Vladimir Putin.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se Ukraina duhet të vijë në tryezën e negociatave për shkak të faturave të papaguara të energjisë, në të kundërtën “Moska do të kërkojë nga Kievi që të paguajë paraprakisht për furnizimet me gazin rus”.

Putin i ka bërë këto komente në takimin e kabinetit të tij për çështje të energjisë.

Ai po ashtu ka paralajmëruar Qeverinë e Ukrainës që "të mos bëjë asgjë që nuk mund të riparohet".

Ai ka shfaqur shpresën se përpjekjet diplomatike të Rusisë, në lidhje me krizën në Ukrainë, do të japin rezultate pozitive.

Putin ka thënë se Evropa njeh Qeverinë e Kievit, por nuk jep para për ta mbështetur atë.
XS
SM
MD
LG