Ndërlidhjet

Gjykata e Apelit kryen për tre muaj gati 3 mijë lëndë


Ilustrim
Ilustrim
Gjykata e Apelit në Kosovë vetëm gjatë tre muajve të parë të këtij viti ka përfunduar gjithsej 2 mijë 928 lëndë.

Përmes një kumtese të lëshuar, Gjykata ka bërë me dije se më së shumti lëndë janë kryer nga gjyqtarët e departamentit civil.

“Puna më e madhe del të jetë bërë në departamentin civil, ku punojnë 12 gjyqtarë, e të cilët krejt se bashku kanë zgjidhur 1082 lëndë, që i bie mesatarisht nga 90 lëndë secili”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e gjykatës.

Gjatë periudhës së njëjtë kohore, Gjykata e Apelit ka pranuar edhe 3 mijë e 165 lëndë të reja nga të gjitha lëmitë, por shumica nga to thuhet se janë raste civile.

“Këto dhe rastet e trashëguara nga viti paraprak kanë bërë që numri i ankesave të pazgjidhura aktualisht në këtë gjykatë të jetë 7 mijë e 253”, thuhet më tutje në kumtesë.

Në gjykatën e Apelit punojnë 32 gjyqtarë.

Gjatë muajit të kaluar është shpallur konkursi edhe për shtatë gjykatës të ri, të cilët do të fillojnë punën në muajin qershor.
XS
SM
MD
LG