Ndërlidhjet

Putin iu shkruan liderëve evropian rreth problemit të gazit


Presidenti rus, Vladimir Putin
Presidenti rus, Vladimir Putin
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, i ka paralajmëruar liderët evropain se borgji i Ukrainës ndaj Rusisë rreth gazit natyror, mund të ndikoj në eksportimin e gazit për në Evropë.

Kremlini zyrtar përmes një kumtese, ka bërë me dije sot Putin iu ka shkruar disa udhëheqësve evropianë, të cilët i ka ftuar për një dialog urgjent rreth zgjidhjes së këtij problemi.

Gjiganti rus Gazprom ka bërë me dije se Ukraina i ka borxh një shumë prej 2.2 miliardë dollarësh dhe se i ka skafuar afati i pagesës në mars.

Një ditë më parë, Putin ka bërë me dije se në qoftë se Ukraina nuk nis negociatat rreth borxhit që ka, atëherë Moska do të kërkoj nga Kievi që ta paguajë paraprakisht gazin para se ai të eksportohet nga Urusia.

Gazprom e ka ndërprerë eksportimin e gazit dy herë, njëherë në dimrin mes 2005-tes dhe 2006 dhe herën tjetër në dimrin mes 2008-tes dhe 2009-tes.

Ky veprim i Gazprom-it pati bërë që vendet evropiane të kenë furnizim të reduktuar të gazit.
XS
SM
MD
LG