Ndërlidhjet

Jep dorëheqje sekretarja amerikane e shëndetësisë


Kathleen Sebelius
Kathleen Sebelius
Sekretarja amerikane e shëndetësisë, Kathleen Sebelius, ka dhënë dorëheqje, pas lansimit problematik të ligjit për kujdesin shëndetësor të presidentit Barack Obama.

Ligji, i cili nga mbështetësit e presidentit konsiderohet si një nga arritjet më të mëdha të brendshme, është karakterizuar me probleme teknike dhe vonesa.

Sebelius ka qenë sekretare e shëndetësisë prejse Obama ka marrë detyrën në vitin 2009.

Raportet thonë se Obama do të emërojë Sylvia Mathews Burwell, drejtoren aktuale të buxhetit, pa ta zëvendësuar atë.

New York Times thotë se Sebelius ka marrë vetë vendimin për të dhënë dorëheqje.
XS
SM
MD
LG