Ndërlidhjet

Aksident në Kaliforni: 9 të vdekur


Ilustrim
Ilustrim
Autoritetet në Kaliforni thonë se së paku nëntë njerëz kanë vdekur dhe 32 të tjerë janë plagosur, kur një autobus që transportonte njerëz të shkollës së mesme është përplasur me një kamion postar në veri të Kalifornisë.

Burimet zyrtare thonë se aksidenti ka ndodhur pasi ngasësi i kamionit ka humbur kontrollin ndaj automjetit.

Aksidenti ka ngjarë pranë qytetit Orland.

Të plagosurit janë dërguar në spitale, por gjendja e tyre nuk ka qenë menjëherë e qartë.
XS
SM
MD
LG