Ndërlidhjet

Ukrainë: U okupua stacioni policor në Sllovjansk


Ilustrim
Ilustrim
Persona të Armatosur e kanë marrë kontrollin ndaj një stacioni të policisë një qytetin Sllovjanks, në pjesën lindore të Ukrainës.

Ministri i brendshëm i Urakinës, Arsen Avakov, ka shkruar sot në Facebook se personat që e okupuan stacionin ishin me uniforma dhe të maskuar.

Avakov ka theksuar se “përgjegja do të jetë shumë e ashpër, pasi ekziston dallim ndërmjet protestuesve dhe terroristëve”.

Qyteti Sllovjanks është afro 100 kilometra në veri të Donjeckut dhe ka 130 mijë banorë.
XS
SM
MD
LG