Ndërlidhjet

Hungari: Orban i mbajti 2/3 e vendeve në parlament


Mbështetës të partisë Fidesz në qendër të Budapestit
Mbështetës të partisë Fidesz në qendër të Budapestit
Partia e kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban, Fidesz, e ka mbajtur shumicën prej dy të tretave në parlament, që i mundëson bërjen eventuale të ndryshimeve kushtetuese.

Zyra Kombëtare e Zgjedhjeve, mbrëmë në faqen e saj në Internet, i ka shpallur rezultatet e votimeve për zgjedhjet parlamentare në Hungari, që u mbajtën fundjavën e kaluar. Sipas të dhënave shihet se pas 99.9% të votave të numëruara, Fidesz ka fituar 133 prej gjithsej 199 vendeve në parlament, që paraqet dy të tretat.

Aleanca e majtë socialiste i ka fituar 38, ndërsa partia e së djathtës ekstreme , Jobbik, i ka fituar 23 ulëse. Ulëset e mbetura u kanë takuar kandidatëve të tjerë.

Kritikët e kanë akuzuar partinë Fidesz se e ka kufizuar lirinë e mediave dhe balancet demokratike të kontrollit.

Por, kjo parti i ka hedhur poshtë këto akuza.
XS
SM
MD
LG