Ndërlidhjet

Turqi: Kundërshtohen pretendimet ruse për anijet amerikane


Luftanija amerikan USS Taylor
Luftanija amerikan USS Taylor
Turqia i ka hedhur poshtë si të pabaza pretendimet e Rusisë se Ankaraja i ka lejuar dy luftanije amerikane të qëndrojnë më gjatë në Detin e Zi se sa lejohet sipas marrëveshjeve ndërkombëtare.

Javën e kaluar, ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha se anijet amerikane kanë qëndruar më gjatë se sa 21 ditë, dhe kjo është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëare sipas Konventës së Montros.

Por, në deklaratën e publikuar mbrëmë, Ministria e jashtme e Turrqisë tha se anija amerikane USS Taylor është dashur të qëndroj më gjatë se 21 ditë për shkak të punëve riparuese.

Sipas njoftimit, anija tjetër amerikane USS Truxtun, është larguar nga Deti i Zi brenda 21 ditësh.
XS
SM
MD
LG