Ndërlidhjet

Maqedoni: Përfunduan votimet në zgjedhjet presidenciale


Pamje nga votimet në Strugë të Maqedonisë
Pamje nga votimet në Strugë të Maqedonisë
Në Maqedoni janë mbyllur vendvotimet për zgjedhjet presidenciale, që janë parë si test për partinë udhëheqëse në qeverinë e këtij vendi, WMRO-DPMNE.

Zyrtarët zgjedhorë thanë se zgjedhjet ishin të qeta, por ka pasur disa probleme të vogla teknike.

Këto zgjedhje janë bojkotuar nga partneri shqiptar i partisë WMRO-DPMNE në qeveri, Bashkimi Demokratik për Integrim.

Në garë kanë marrë pjesë katër kandidatë presidencialë: tre maqedonas dhe një shqiptar.

Rezultatet e para zyrtare pritet të publikohen sonte vonë.

Për fitore në këto zgjedhje kërkohen më tepër se 50% e votave. Nëse këtë nuk e arrinë asnjë kandidat, atëherë pas dy jasvësh, mbahet rrrethi i dytë i dy garuesve më të suksesshëm.
XS
SM
MD
LG