Ndërlidhjet

Ukrainë: Planifikohet ofensivë antiterror e përmasave të gjëra


Oleksandr Turchynov
Oleksandr Turchynov
Presidenti i përkohshëm i Ukrainës, Oleksandr Turchynov, ka thënë se autoritetet planifikojnë lansimin e “një operacioni antiterror të shkallës së gjërë” me involvimin e ushtrisë kundër separatistëve prorusë.

Pasi, aktivistët prorusë dje e morën kontrollin ndaj qytetit lindor Sllovjanks, dhe i kanë marrë në shënjestër disa qytete të tjera një pjesën lindore të Ukrainës, qeveria në Kiev ka ndërmarrë një “operacion antiterror”.

Gjatë luftimeve me armë në Sllovjansk është vrarë një oficer ukrainas.

Duke folur sot në televizion nga Parlamenti i Ukrainës, presidenti Turchynov tha se Rusia po zhvillon “luftë” kundër Ukrainës, duke shkaktuar parregullësi në pjesën lindore të këtij vendi.

Ai tha se autoritetet në Kiev nuk do ta lejojnë “përsëritjen e skenarit të Krimesë”.

Turchynov ka premtuar se asnjë militant që i dorëzon armët nuk do të ndiqet ligjërisht.

Në muajin mars, Rusia e ka aneksuar rajonin e Krimesë së Ukrainës, pasi banorët lokalë votuan në referendum për ndarje nga Ukraina dhe bashkim me Rusinë.
XS
SM
MD
LG