Ndërlidhjet

OKB: Të dy palët në Siri dënohen për torturë


Navi Pillay
Navi Pillay
Shefja e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, Navi Pillay, përsëri e ka dënuar përdorimin e torturës nga qeveria e Sirisë dhe disa grupe të armatosura kryengritëse.

Zonja Pillay ka thënë se tortura është “shfrytëzuar në mënyrë sistematike dhe gjithpërfshirëse” në Siri, dhe se kjo “përbënë krim kundër njerëzimit”.

Në raportin më të ri të Kombeve të Bashkuara theksohet se “meshkujt, femrat dhe fëmijët janë marrë në mënyrë rutinore nga rruga, shtëpitë e tyre dhe vendet e punës, ose janë arrestuar në pikat e kontrollit të qeverisë”.

Raporti thotë se tortura nga grupet e armatosura opozitare duket se është në rritje prej vitit 2013, e veçanërisht në Al-Raqqa, në pjesën veriore të Sirisë.

Vlerësohet se gjatë luftës civile trivjeçare në Siri janë vrarë më se 150 mijë njerëz.
XS
SM
MD
LG