Ndërlidhjet

Lavrov: Oferta e Kievit për dialog, hap i duhur por i vonuar


Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se oferta e Kievit për dialog me separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës “është një hap i duhur, edhe pse shumë i vonuar”.

Duke folur në Pekin, Lavrov ka thënë se është “e papranushme” që të përdoret forca për zgjidhjen e krizës në lindje të Ukrainës, ku separatistët kanë uzurpuar ndërtesat qeveritare në së paku dhjetë qytete.

Ndërkohë, ushtruesi i detyrës së presidentit të Ukrainës, Oleksander Turchynov, ka thënë se forcat e sigurisë kanë nisur një “operacion antiterrorist” në rajonin e Donjeckut.

Turchynov ka thënë se Rusia ka “plane brutale” për të destabilizuar Ukrainën.
XS
SM
MD
LG