Ndërlidhjet

25 vjet nga fatkeqësia në Hillsborough


Hillsborough, 1989
Hillsborough, 1989
Sot bëhen 25 vjet nga ajo që njihet si fatkeqësia e Hillsboroughit.

Incidenti ka ndodhur më 15 prill të vitit 1989 në stadiumin Hillsborough, në Angli.

Në ndeshjen gjysmëfinale për Kupën e Anglisë, midis Liverpoolit dhe Nottingham Forestit, ndrydhjet e tifozëve kanë rezultuar me 96 njerëz të vdekur dhe 766 të plagosur.

Për incidentin fillimisht janë fajësuar tifozët e Liverpoolit.

Por, vitin e kaluar, pas përfundimit të hetimeve shumëvjeçare, është konstatuar se policia dhe organizatorët kanë lejuar në stadium më shumë njerëz seç duhej.

Kjo njihet si fatkeqësia më e keqe e futbollit në botë.
XS
SM
MD
LG