Ndërlidhjet

HRW reagon rreth legjislacionit të ri në Kazakistan


Ilustrim
Ilustrim
Organizata Human Right Watch i ka bërë thirrje qeverisë së Kazakistanit që ta anuloj zbatimin e ligjit, ligj i cili e lejon qeverinë që të kontrolloj mediat dhe lirinë e të shprehurit gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme.

Sipas një deklarate të lëshuar sot, HRW ka bërë me dije se Astana duhet të ndryshoj bazën e ligjit të emergjencave.

Sipas ligjit i cili ka hyrë në fuqi me 12 prill, autoritetet kazake mund të mbikqyrin minimalisht edhe gjyqësorin.

Legjislacioni i miratuar rishtazi i lejon zyrtarët qeveritarë që gjatë gjendjes së jashtëzakonshme të lëshojnë urdhëra sipas të cilëve do të pezullohen publikimet e ndryshme në media, do të pezullohen aktivitetet e partive politikë dhe organizime të tjera publike.

Drejtori i HRW për Azonë Qendrore dhe Evropën, Hugh Williamsson, ka thënë se ligji i ri në Kazakistan tregon e “sa larg” janë autoritetet e atjeshme.
XS
SM
MD
LG