Ndërlidhjet

Gjermania nis furnizimin me gaz drejt Ukrainës


Ilustrim
Ilustrim
Furnizuesi gjerman i gazit RWE thotë se ka filluar të dërgojë gaz në Ukrainë.

Ky veprim i kompanisë gjermane vjen në kohën kur Ukraina po përballet me rritjen e çmimit të gazit nga ana e Rusisë, si rezultat i situatës së krijuar në atë pjesë.

Moska ka paralajmëruar se furnizimet me gaz në Ukrainë mund të ndërpriten, në qoftë se Ukraina nuk ia paguan borxhet.

Kompania gjermane RWE ka bërë me dije se dërgesat e gazit përmes Polonisë, kanë filluar sot.

Kompania gjermane ka bërë me dije se brenda vitit në Ukrainë, mund të dërgohen 10 miliardë metra kub dhe atë sipas një marrëveshje të vitit 2012.

RWE tha se gazi për Ukrainën do të jetë në përputhje me çmimet evropiane.

RWE ka bërë me dije se është kompania e parë e Evropës që po i ofron gaz kompanisë ukrainase Naftogaz gjatë këtij viti.
XS
SM
MD
LG