Ndërlidhjet

Haga hedhë poshtë kërkesën e Mlladiqit


Ratko Mlladiq në vitin 1991
Ratko Mlladiq në vitin 1991
Gjykata Ndërkombëtare e Hagës e ka hedhur poshtë kërkesën e ish-komandantit të ushtrisë serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiq, që në gjysmë të gjykimit, të shkarkohet nga akuzat për gjenocid ndaj myslimanëve në Srebrenicë, më 1995.

Gjykata ka vendosur sot, se ka ende bazë që të vazhdoj gjykimi ku Mlladiq është i akuzuar për dy akuza të gjenocidit.

Mlladiq përballet me 11 akuza duke përfshirë gjenocid dhe krime kundër njerëzimit të kryera gjatë luftës në Bosnjë, në periudhën 1992-1995.

Avokatët e Mlladiqit kishin bërë kërkesë për heqjen e akuzave për gjenocid me arsyetimin se nuk ka prova të mjaftueshme se ish-komandanti ka të bëjë me akuzat me të cilat ngarkohet.

Mlladiq i ka mohuar të gjitha akuzat që kanë të bëjnë me masakrën e Srebrenicës në vitin 1995 me ç’rast janë vrarë rreth 8 mijë burra e djem myslimanë të Bosnjës.
XS
SM
MD
LG