Ndërlidhjet

Nisë operacioni kundër pro-rusëve në lindje të Ukrainës


Ilustrim
Ilustrim
Forcat ukrainase të sigurisë e kanë nisur një operacion kundër një grupi pro-rus në qytetin lindor Kramatorsk.

Raportohet se të shtënat kanë ndodhur në aeroportin e Kramatorsk.

Agjencia ruse e lajmeve Interfax citon udhëheqësin e grupit pro-rus Sergei Tsyplatkov, të ketë thënë se dy anëtarë të forcës së tij janë plagosur.

Agjencia Interfax citon një dëshmitar të ketë thënë se ushtria ukrainase e ka marrë nën kontrollë aeroportin.

Raportohet se ka edhe viktima por nuk është saktësuar numri i tyre.

Agjencia e lajmeve Reuters citon një dëshmitar të ketë thënë se dy helikopterë kanë zbarkuar trupa ukrainase në këtë aeroport.

Kanali televiziv Rossiya 24 ka shfaqur pamje televizive nga Kramatorsk ku shihen avionë luftarakë dhe helikopterë duke fluturuar mbi zonë.

Në qytetin tjetër Slovyansk, forcat ukrainase të mbështetura nga automjete të blinduara kanë arritur të rrethojnë një grup pro-rus.

Shfaqja e forcave ukrainase vjën një ditë pas skadimit të ultimatumit të dhënë nga ushtruesi i detyrës së presidentit të Ukrainës Oleksandr Turchynov.

Turchynov iu kishte dhënë ultimatum protestuesve pro-rusë që të lirojnë objektet qeveritare dhe të dorëzojnë armët e marra deri në orën 08.00 të ditës së djeshme.
XS
SM
MD
LG