Ndërlidhjet

EULEX: Paraburgim për të ekstraduarin nga Suedia


Ilustrim
Ilustrim
Një gjykatës i EULEX-t në Gjykatën Themelore të Pejës ka urdhëruar masë të paraburgimit për një muaj ndaj të pandehurit Kreshnik Haxhiaj.

Haxhiaj, sipas një kumtese të lëshuar nga misioni EULEX, ngarkohet me një pikë të akuzës për Bashkim Kriminal për të kryer Vrasje të Rëndë dhe me një pikë për Vrasje të Rëndë.

I pandehuri siç ka njoftuar EULEX, ishte liruar nga të dyja akuzat më 2007, por Gjykata Supreme e Kosovës e anuloi këtë dhe e ktheu lëndën në rigjykim.

I pandehuri Kreshnik Haxhiaj nuk ishte patraqitur në Gjykatë dhe ndaj tij ishte lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar.

“I pandehuri u arrestua në Suedi më 2013. Qeveria e Suedisë e aprovoi ekstradimin e tij në Kosovë më 20 mars 2014”, ka njoftuar misioni EULEX.

Rigjykimi do të filloj me datën 15 maj.
XS
SM
MD
LG