Ndërlidhjet

K. Jugore: 300 të zhdukur nga fundosja e anijes


Ilustrim
Ilustrim
Zyrtarët e Koresë Jugore thonë se afro 300 vetë ende konsiderohen të zhdukur pas fundosjes së një anijeje në pjesën jugperëndimore të bregdetit të këtij vendi.

Në anije ishin 450 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit, kur ajo u fundos sot në mëngjes.

Zyrtarët kanë konfirmuar se dy vetë kanë vdekur dhe 164 kanë shpëtuar.

Nuk është e qartë se çka e shkaktoi këtë fundosje.

Zyrtarët thanë se 325 vetë në anije ishin studentë nga një vendbanim afër kryeqytetit Seul.

Dhjetëra anije, helikopterë dhe zhytës, u janë bashkuar kërkimeve për t’i gjetur ata që eventualisht kanë shpëtuar.

Marina e Shteteve të Bashkuara tha se një anije e saj, poashtu, do t’i bashkohet operacionitt të kërkimit.

Raportet në Korenë Jugore thonë se konsiderohet se shumë njerëz janë zënë brenda anijes, në çastin kur ajo është fundosur.
XS
SM
MD
LG