Ndërlidhjet

Rreth 2 milionë rusë, presin përgjigje nga Putini


Presidenti rus, Vladimir Putin
Presidenti rus, Vladimir Putin
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin do të mbajë sot sesionin televiziv vjetor të pyetjeve dhe përgjigjeve.

Transmetimi i pyetjeve dhe përgjigjeve do të bëhet nga të gjitha kanalet kryesore të Rusisë.

Sesioni vjen në kohën e përshkallëzimit të krizës në Ukrainë.

Zëdhënësi i presidentit Putin, Dmitri Peskov ka njoftuar se më shumë se dy milion pyetje janë parashtruar tashmë nga qytetarët dhe pjesa dërmuese e tyre ka të bëjë me qështjen e Krimesë.

Banorët e Krimesë dhe të qytetit Sevastopol në Krime, kanë mundësi që gjithashtu të parashtrojnë pyetje.

Pyetjet do të parashtrohen përmes telefonit por edhe përmes video-mesazheve.

Sesioni i sotëm është i teti me radhë që nga koha kur Vladimir Putin është zgjedhur president.

Nuk dihet se sa do të zgjatë sesioni i sotëm.

Vitin e kaluar Putin është përgjigjur në pyetje për katër orë e 48 minuta
XS
SM
MD
LG