Ndërlidhjet

Thaçi: Kuvendi duhet të marrë vendim për Gjykatën


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se edhe pse çështja e Gjykatës Speciale për krime lufte në Kosovë është plotësisht e padrejtë dhe fyerje për shtetin e Kosovës, Kuvendi i Kosovës duhet të marrë vendim për të.

“Jemi takuar me spektrin politik kosovar, kemi biseduar me partnerët tanë ndërkombëtarë. Kurdo që e procedon Kryesia e Kuvendit, partitë politike do të jenë prezente në Kuvend dhe do të shqyrtohen të gjitha mundësitë që të japim një përgjigje adekuate dhe meritore dhe të përgjegjshme në raport me shtetin dhe interesat e qytetarëve, në bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian”, ka thënë Thaçi.

Ai i ka bërë këto komente në përgjigje të interesimit të mediave, pas vizitës në Fabrikën e barnave “TrePharm”.
XS
SM
MD
LG