Ndërlidhjet

Zbulohet një planet i ngjashëm me Tokën


Ilustrim
Ilustrim
Astronomët thonë se kanë zbuluar një planet të largët që ngjan shumë me Tokën.

Planeti, për rreth 10 për qind më i madh se Toka, është zbuluar nga teleskopi orbital i NASA-s, Kepler.

I quajtur Kepler-186f, planeti i ri është rreth 500 vjet drite larg nga Toka.

Elisa Quintana, hulumtuesja kryesore në Qendrën e Kërkimeve të NASA-s, ka thënë se planeti mund të konsiderohet më shumë si “kushëri” i Tokës sesa binjak, sepse ai rrotullohet rreth një ylli që është më i vogël se Dielli.

Që kur është lansuar në vitin 2009, teleskopi Kelper ka konfirmuar ekzistencën e 961 planeteve.
XS
SM
MD
LG