Ndërlidhjet

Zjarr në një depo ushtarake në Pakistan


Pakistan
Pakistan
Një zjarr ka shpërthyer në një depo të armëve ushtarake në qarkun Khiber të Pakistanit, pranë kufirit me Afganistanin.

Ushtria ka thënë se zjarri ka qenë rezultat i një aksidenti.

Megjithatë, banorët lokalë dhe zyrtarë të inteligjencës thonë se kanë dëgjuar të shtëna me armë në mesnatë, para shpërthimit të zjarrit.

Sipas tyre, baza ushtarake mund të jetë sulmuar.

Ende nuk ka raporte për të lënduar.

Të gjitha shkollat në zonën Landi Kotal, ku edhe ka ndodhur incidenti, janë mbyllur.

Incidenti vjen vetëm një ditë pasi talibanët kanë njoftuar se i kanë dhënë fund armëpushimit 40 ditësh me Qeverinë e Pakistanit.
XS
SM
MD
LG