Ndërlidhjet

Rohani: Irani nuk synon të sulmoj, por vetëm të mbrohet


Presidenti i Iranit, Hassan Rohani
Presidenti i Iranit, Hassan Rohani
Presidenti i Iranit Hassan Rohani ka bërë me dije se Teherani nuk e ka për qëllim që të sulmoj por sipas tij, Irani është i gatshëm që ta mbroj veten në rast të ndonjë sulmi.

Këto komente presidenti Rohani i ka bërë me rastin e 18 prilli, Ditës së Ushtrisë.

Ai ka shtuar se gjatë bisedimeve me gjashtë fuqitë botërore në lidhje me programin bërthamor të Iranit, ua ka bërë me dije edhe atyre se Irani nuk e ka për qëllim që të kryej sulme.

Që nga koha kur Rohan e ka marrë pushtetin në gusht të vitit të kaluar, janë përmirësuar raportet e Iranit me Perëndimin
XS
SM
MD
LG