Ndërlidhjet

Pakistan: Arrestohen 6 persona që dyshohen për 16 vrasje


Ilustrim
Ilustrim
Policia pakistaneze ka bërë me dije se i ka arrestuar gjashtë persona të cilët dyshohen se qëndrojnë prapa një varg vrasjesh dhe tentim vrasjesh, që kanë ngjarë ndaj personave të profilit të lartë.

Policia ka bërë me dije se gjashtë të arrestuarit, dyshohet se janë përgjegjës për vrasjen e 16 personave dhe vrasjen në tentativë të katër personave të tjerë, gjatë dy viteve të fundit.

Në mesin e viktimave të tyre thuhet se është një avokat, një gazetar i njohur pakistanez si dhe një mjek e djali i tij 12 vjeçar që ishin qëlluar për vdekje teksa djalin po e çonte për në shkollë.

Ata dyshohet se qëndrojnë edhe prapa sulmit të muajit të kaluar, i cili e ka lënë të plagosur shkrimtarin Raza Rumi, një zë kritik i talebanvëe, ndërsa e kanë vrarë shoferin e tij.
XS
SM
MD
LG