Ndërlidhjet

Obama i bllokon hyrjen diplomatit iranian


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka nënshkruar ligjin, i cili bllokon vizën amerikane për diplomatin iranian, Hamid Abutalebi, i cili është zgjedhur nga Teherani ambasador i ri i këtij vendi në Kombet e Bashkuara.

Abutalebi akuzohet se ka qenë i përfshirë në pengmarrjen e diplomatëve amerikanë në Teheran, pas Revolucionit Islamik, më 1979.

Abutalebi thotë se ka shërbyer vetëm si përkthyes për pengmarrësit.

Obama ka nënshkruar ligjin, i cili është miratuar nga Kongresi dhe bllokon nga hyrja në SHBA çdo individ që ka qenë i angazhuar në spiunazh apo aktivitete terroriste kundër Shteteve të Bashkuara.

SHBA ka thënë se nuk do t’i sigurojë vizë Abutalebit.
XS
SM
MD
LG