Ndërlidhjet

Iran: Dënohet vendimi i gjykatës në SHBA për konfiskim


Ndërtesa në Menhetën që është subjekt i vendimit gjyqësor për konfiskim
Ndërtesa në Menhetën që është subjekt i vendimit gjyqësor për konfiskim
Irani e ka dënuar një vendim nga një gjykatë në Shtetet e Bashkuara, me të cilin lejohen planet për shitjen e një ndërtese 36 katëshe në Menhetën të Nju Jorkut, dhe pasuritë e tjera në pronësi të Iranit në Shtetet e Bashkuara.

Zëdhënësja e ministrisë së jashtme të Iranit, Marzieh Afkham, këtë vendim e ka vlerësuar si “ilegal” me motive politike dhe se paraqet shkelje të obligimeve të Shteteve të Bashkuara për liri të religjionit.

Ndërtesa në Menhetën i takon fondacionit të ndërlidhur iranian, Alavi Foundation, një organizatë joprofitabile, që e promovon kulturën islamike dhe gjuhën persishte.

Vendimi i gjykatës për konfiskim ishte bërë pasi të ardhurat e saj nga qeraja dhe fondet e tjera ishin transferuar në mënyrë sekrete në një bankë, pronë e shtetit të Iranit, që ishte shkelje e embargos tregtare të Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG