Ndërlidhjet

Putin lehtëson procedurat për marrjen e shtetësisë ruse


Presidenti rus, Vladimir Putin
Presidenti rus, Vladimir Putin
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin e ka nënshkruar një ligj, sipas të cilit do të thjeshtësohen procedurat për folësit rus të ish-Bashkimit Sovjetik, për të marrë shtetësinë ruse.

Sipas agjencisë ITAR-TASS, ligji i nënshkuar nga Putin, ia mundëson secilit rus-folës “i cili ka jetuar në vazhdimësi apo ka të afërm të cilët kanë jetuar në vazhdimësi në territorin e federatës ruse apo në territorin e ish-Bashkimit Sobjetik”, të marrin shtetësi ruse.

Sipas ligjit, procedurat për marrjen e nënshtetësisë ruse, janë më të thjeshta dhe më të shpejta se më parë.

Një ligj tjetër që e ka nënshkruar sot Putin, ka të bëjë me detyrimet e emigrantëve në Rusi.

Emigrantët të cilët qëndrojnë në Rusi, për ta zgjatur lejeqëndrimin e tyre, sipas ligji të ri, duhet të kenë njohuri të gjuhës ruse, të dijnë për historinë e Rusisë si dhe të kenë njohuri bazë rreth ligjeve në Rusi.
XS
SM
MD
LG