Ndërlidhjet

OSBE: Ndërmjetësuesi u takua me liderin prorus në Sllovjansk


Një ndërmjetësues i Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë (OSBE) e ka mbajtur takimin e parë me separastistët prorusë në qytetin Sllovjanks, në pjesën lindore të Ukrainës.

Ky takim i ndërmjetësuesit të OSBE-së, Mark Etherington, u bë në kuadër të implementimit të marrëveshjes për uljen e tensioneve në Ukrainë, sipas pajtueshmërisë së arritur ndërmjet zyrtarëve të lartë të Ukrainës, Rusisë, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, në Gjenevë, më 17 prill.

Zoti Etherington tha se ka biseduar për dy orë me personin Vyacheslav Ponomaryov, i cili është lider i separatistëve prorusë në Sllovjansk.

Në deklaratën e tij para gazetarëve, ndërmjetësuesi i OSBE-së nuk ka dhënë komente nëse Ponomaryov, dhe aktivistët e tjerë prorusë, ishin të gatshëm të çarmatosen dhe për t’i liruar ndërtesat e administratës publike, siç kërkohet me marrëveshjen e Gjenevës.
XS
SM
MD
LG