Ndërlidhjet

Irak: Nga sulmi në qendrën e votimit – 10 të vrarë


Pamje nga një sulm i mëparshëm në Irak
Pamje nga një sulm i mëparshëm në Irak
Policia thotë se persona të armatosur sot e kanë sulmuar një qendër të votimit në pjesën veriore të Irakut, duke i vrarë 10 vetë.

Sulmi ndodhi mbrëmë vonë, në një fshat afër Kirkukut, pak kohë pas raporteve se 30 vetë ishin vrarë në gjithë Irakun, gjatë ditës së djeshme.

Në këtë vend po zhvillohen përgatitjet për zgjedhjet e përgjithshme më 30 prill.

Agjencia AP ka raportuar, duke e cituar policinë, se sulmuesit ishin të veshur me uniforma të ushtrisë së Irakut.

Dhuna tashmë ka ndikuar në anulimin e zgjedhjeve në disa pjesë të provincës Anbar, ku forcat e sigurisë po luftojnë kundër militantëve sunitë, që e kanë marrë kontrollin ndaj disa pjesëve në dy qytete.
XS
SM
MD
LG