Ndërlidhjet

Rusia liron tre “spiunët” gjeorgjianë


Ilustrim
Ilustrim
Gjeorgjia ka bëre me dije se Rusia i ka liruar tre gjeorgjianët që ishin arrestuar nën akuzat për spiunazhë pas luftës së vitit 2008 ndërmjet shteteve fqinje.

Zëvendësministri i jashtëm Davit Zalkaliani ka bërë me dije se tre personat e dënuar në Rusi si agjentë të shërbimit të fshehtë gjeorgjian, janë liruar së fundi.

I fundit që është liruar në mesin e të dënuarve, ishte një oficer i jashtëm, Zaza Kherkeladze, i cili në vitin 2010 ishte dënuar në Rusi me 11 vite burgim.

Lirimi i tyre nga burgu ka ndodhur pas bisedimeve mes Rusisë dhe zyrtarëve gjeorgjianë që janë zhvilluar në Paris, me qëllim të normalizimit të marëdhenjeve mes të dyja vendeve.

Gjeorgjia ka ndërprerë mardhënjet diplomatike me Rusinë, pasi që Moska njohu pavarësinë e rajoneve seperatiste gjeorgjiane të Abkhazisë dhe Osetisë.
XS
SM
MD
LG