Ndërlidhjet

Siria asgjëson 86 për qind të materialit të armëve kimike


Siri, material armësh kimike
Siri, material armësh kimike
Mbikëqyrësit ndërkombëtarë thonë se Qeveria e Sirisë ka asgjësuar tashmë më shumë se 86 për qind të rezervave të saj të materialit për ndërtimin e armëve kimike.

Sipas një deklarate të lëshuar, Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike, ka saktësuar se Qeveria siriane ka pasur një sasi të kimikaleve në portin Lakita.

Por, sipas tyre, ky material është ngarkuar me shpejtësi gjatë së martës në anijet e mallrave, me qëllim që të largohen nga territori sirian.

Qeveria siriane po përpiqet që të heqë tërësisht rezervat e saj kimike, me qëllim që ta respektojë marrëveshjen e arritur.

Sipas marrëveshjes së arritur vitin e kalura ndërmjet Rusisë, SHBA-së e Qeverisë siriane, kjo e fundit duhet të shkatërrojë rezervat e materialit për armë kimike deri më datën 27 prill.
XS
SM
MD
LG