Një komision i Kombeve të Bashkuara, ka vendosur të mos e bëjë asnjë hap në lidhje me refuzimin që ia ka bërë Uashingtoni, të emeruarit të ri të Iranit në OKB.
Pas refuzimit të vizës nga ana e SHBA-ve, i emëruari i ri i Iranit Hamid Abutalebi, nuk mund ta përfaqësoj Iranin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, e cila e ka selinë në New York.
Kryetari i komitetit në OKB, ambasadori i Qipros në OKB Nicholas Emilou, ka saktësuar të martën se çështja në fjalë mbetet në axhendën e komitetit dhe mund të rishikohet përsëri në të ardhmen por jo tani.
Peresidenti amerikan Barak Obama më 18 prill, e ka nënshkruar një urdhër për ta ndaluar Hamid Abutalebi që të hyjë në Shtetet e Bashkuara.
Abutalebi dyshohet për pjesëmarrjen në marrjen e Ambasadës Amerikane në Iran në vitin 1979.
Irani i ka akuzuar Shtetet e Bashkuara, se po abuzojnë me faktin se selia e OKB-së gjeografikisht gjindet në territorin amerikan.
Një zëdhënës i OKB-së, ka thënë se kjo mosmarrëvshje është një “rast unik” në historinë e OKB-së.