Ndërlidhjet

SHBA kërkon nga Koreja V. që të ruaj paqen rajonale


Ilustrim
Ilustrim
Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Koresë së Veriut që të përmbahet nga veprimet që kërcendojnë paqen rajonale.

Kjo thirrje e SHBA-ve vjen pas njoftimeve në media se Pheniani mund të përgatitet për një test të armëve bërthamore.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-ve Jen Paski, ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara janë duke i shqyrtuar raportet në lidhje armët bërthamore në Korenë Veriore.

Më herët gjatë ditës së djeshme, instituti Johns Hopkins në SHBA ka bërë me dije se imazhet satelitore tregojnë një aktivitet të shtuar bërthamor në vend, por jo të mjaftueshëm sa për të thënë se testi është i pashmangshëm.

Në mars, Pheniani ka kërcendura se do të kryejë një provë bërthamore.
XS
SM
MD
LG