Ndërlidhjet

Në Korenë J. kërkohen edhe më shumë se 150 të zhdukur


Ilustrim
Ilustrim
Kërkimet për pasagjerët e zhdukur nga fundosja e anijes në Korenë Jugore, kanë hyrë në javën e dytë, ndërsa më shumë se 150 persona, ende konsiderohen të zhdukur.

Të pakten 146 persona, konfirmohet se kanë vdekur deri më tani.

Një zyrtar qeveritar ka bërë me dije se kërimi po bëhet edhe më i vështirë, për shkak se zhytësit tashmë duhet të thyejnë muret e kabinës, për tu tërhequr trupat e ngujuar.

Shumica e viktimave, janë nxënës të një shkolle të mesme.

Rreth 174 persona duke përfshirë edhe kapitenin dhe ekuipazhin e anijes, kanë shpëtuar.

Kapiteni dhe gjashtë antarë të ekuipazhit, janë arrestuar nën dyshimin për neglizhencë dhe braktisjen e pasagjerëve.
XS
SM
MD
LG