Ndërlidhjet

Irani e ndërron drejtorin e burgut të Teheranit


Ilustrim
Ilustrim
Irani e ka caktuar një shef të ri të burgjeve pas protestave që janë bërë nga familjarët e të burgosurve, të cilët kanë pretenduar se të burgosurit janë keqtrajtuar.

Agjencia zyrtare News Islamic Republic, ka njoftuar sot se Asghar Jahangir do ta zëvendësojë Gholamhossein Esmaili.

Emërimi i Esmaili është bërë nga Departamenti i Drejtësisë i Teheranit.

Familjarët e të burgosurve në burgun Evin në Teheran, kanë protestuar dy herë gjatë kësaj jave para parlamentit iranian.

Demostrata ka rezultuar pas raporteve të publikuara, se të burgosurit që janë të akuzuar për krime politike, janë mbajtur e rrahur, ndonëse disa nga ta kanë qenë të hospitalizuar.

Grupi i të drejtave të njeriut nga Amnesty International, e ka shfaqur shqetësimin rreth dhunës së raportuar.
XS
SM
MD
LG