Ndërlidhjet

Në Pragë nis samiti i Partneritetit me Lindjen


Ilustrim
Ilustrim
Në Pragë nis sot punimet samiti dyditor i Partneritetit me Lindjen i Bashkimit Evropian.

Në takim do të marrin pjesë presidentët nga Armenia, Azerbajxhani, Gjeorgjia dhe Moldavia, si dhe ushtruesi i detyrës së ministrit të Jashtëm të Ukrainës, Andriy Deshchytsya.

Bjellorusia, anëtare e Partneritetit të Lindjes, bojkoton ngjarjen, për shkak se presidenti Alyaksandr Lukashenka nuk është ftuar.

Bashkimi Evropian do të përfaqësihet nga zyrtarë të Republikës Çeke, Austrisë, Lituanisë, Polonisë dhe Sllovakisë.

Programi i Partneritetit me Lindjen është tensionuar dukshëm kohëve të fundit, për shkak të kundërshtimeve në rritje të Rusisë.

Moska u bën presion fqinjëve të saj që t’i bashkohen Unionit Doganor, që udhëhiqet nga Rusia.
XS
SM
MD
LG