Ndërlidhjet

Irani e shtrenjton çmimin e karburanteve për 75 %


Ilustrim
Ilustrim
Shoferët në Iran janë mbledhur gjatë natës së mbrëmshme në pikat e karburanteve pasi që qeveria e atjeshme, e ka rritur çmimin e karburanteve në mesnatë, për 75 për qind.

Pavarësisht rritjes për 75 për qind, çmimi për benzinë me pakicë në Iran, është më i liri në Botë.

Që nga mesnata, për një litër karburant në Iran do të paguhet në mes 0.28 e 0.39 dollarë.

Por rritja e çmimit mund të shkaktojë trazira, për shkak të numrit të madh të të papunëve.
XS
SM
MD
LG