Ndërlidhjet

Obama ngushëllon Korenë J. për viktimat e tragjedisë


Ilustrim
Ilustrim
Presidenti amerikan Barak Obama me të arritur në Korenë e Jugut, iu ka shporehur ngushëllime autoriteteve të atjeshme, për tragjedinë që ka ngjarë me përmbysjen e anijes, si rezultat i së cilës kanë humbur jetën më shumë se 170 persona, dhe po kaq dyshohet se janë ende të zhdukur.

Me të arritur në Korenë Jugore, Obama është takuar me presidentin e atjeshëm, Park Geun Hye.

Të dy udhëheqësit kanë mbajtur një minutë heshtje në nderim të viktimave të katastrofës së javës së kaluar.

Vizita e tij në Suoel vjen në kohën kur ekzistojnë tensione të larta mbi rreth programit bërthamor të Koresë së Veriut.

Më 23 prill, zyrtarë të Koresë së Jugut kanë thënë se Pheniani mund të kryejë në çdo moment, një test të armëve bërthamore.

25 Prilli është Dita e Ushtrisë Popullore Koreane dhe kjo ditë konsiderohet si festë kombëtare në Korenë Veriore, njuë ngjarje e cila shënohet me tubime, koncerte e gara në atletikë.

Pas bisedimeve me presidentin e Koresë së Jugut, Obama do ti vizitoj trupat amerikane në Kore dhe më pas do të udhëtoj në drejtim të Malajzisë.
XS
SM
MD
LG