Ndërlidhjet

Kosovë: I zgjatet paraburgimi Oliver Ivanoviqit


Një gjyqtar i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, urdhëroi zgjatje dymujore të paraburgimit, deri më 27 qershor 2014, për Oliver Ivanoviqin, i cili është i dyshuar për krime të luftës dhe nxitje të kryerjes së vrasjes së rëndë, ka njoftuar sot misioni EULEX.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka konstatuar se vazhdon të ekzistoj rreziku i arratisjes dhe rreziku që i pandehuri mund të ndikojë te dëshmitarët, nëse lirohet dhe se nuk ka masa më pak të rënda që mund të shqiptohen në këtë kohë.

Paraburgimi është urdhëruar fillimisht nga Gjykata Themelore e Mitrovicës pas arrestimit të Ivanoviqit, më 27 janar 2014.

Rastin është duke e ndjekur penalisht një prokuror ndërkombëtar i Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK).

Të gjitha palët kanë të drejtë ankese, thuhet në fund të kumtesës së misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, EULEX.
XS
SM
MD
LG