Rezultatet e rundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Afganistan, tregojnë se ish-ministri i jashtëm, Abdullah Abdullah, dhe ish-ministri i financave, Ashraf Ghani, janë dy kandidatët më të suksesshëm dhe sipas të gjitha gjasëve, do të marrin pjesë në rundin e dytë.
Shefi i Komisionit të Pavarur Zgjedhor të Afganistanit, Ahmad Yusuf Nuristani, tha sot në kryeqytetin Kabul, se Abdullah po udhëheq me 44.9% , ndërsa Ghani është në vendin e dytë me 31.5% të votave.
Pritet që rundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale të mbahet më 7 qershor.
Megjithatë, rezultatet zyrtare finale të rundit të parë priten të shpallen aty kah mesi i muajit maj.